Flash News

E-TJERA

“Arrogant, do shpërndaje çadra me Olsin në Dhërmi”, Rama replika me Alizotin: Komunizmi e bëri si veten

“Arrogant, do shpërndaje çadra me Olsin në

Nderimi për qëndrestarët e anti-komunizmit ka krijuar debate në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të PD.

Deputeti i PD, Tomor Alizoti i kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit. Pasi e cilësoi Ramën arrogant dhe injorant, nuk preferoi ta dëgjojë replikën e tij dhe u largua nga salla.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke i thënë se komunizmi e ka bërë si veten.

Alizoti: Kur unë jetoja në kasolle dhe nuk shihja prindërit, ju jetonit në Tiranë. Jo se kishit faj ju, por ruani gojën. Aristokracia juaj na vranë njerëzit tanë. Ju bërtisnit 90 % e tyre ‘parti, Enver’. Kjo parti duhet të shkëputet nga e shkuara.  

Po të mos ishte partia e punës ju dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno. Ju për të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën ti nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit.

Kjo arroganca juaj ndonjëherë ju bën edhe injorant. Unë do refuzoj tju dëgjoj dhe do pi një kafe për qejfin tim.

Rama: Iku zoti Tomorr se këtë bën gjithmonë, jo vetëm me mua. Një nga gjërat që komunizmi bëri fatkeqësisht i bëri si veten edhe antikomunistët dhe të shash tjetrin kur tjetri merret me argumentin është mungesë argumenti.

Të thuash se na na vratë ju është njësoj sic thonin komunistët për ata që vranë. Ndryshimi është se sot nuk merret hap duke vrarë, në mos Alizoti do gjente një tjetër që do bënte të njëjtën gjë.

Faktet janë aty dhe do ta dëgjoja me vëmendje dhe respekt dikë që do ta kishte jetën e vet politikë në koherencë me atë të kaluar që e sjell për ta pasuruar personazhin e vet politik,por kjo nuk ekziston. Nuk është askush i detyruar të jetë hero, janë të rrallë. Askush nuk mban përgjegjësi për nga vjen, këtë e bënte komunizmi dhe antikomunizmi si Alitoti.

Nuk i njoh vetes meritë të veçantë por di që kur unë me Ardian Klosin mblodhëm firmat për peticionin e nënshkruar që kishte dy pika të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politikë dhe kopjen tjetër e çuam RD dhe nuk e botoi.

Kur ndesha Berishën më tha nuk mund të vinim në partinë tonë se donin të nxirrnin llumin e shoqërisë të përndjekurit politikë.

Pishtari kujtesës mbahet duke i bërë hyzmetin qëllimeve dhe amanetit të atyre. Si flet për ish të përndjekur dhe ngre flamurin që ka të damkosur nga SHBA.

Nuk bën atdhetarin, teoria juaj është farsë e madhe sepse Alizoti në këtë sallë vetëm një ka qenë sekretar i Hoxhës, që edhe i vdekur e do. Jeni hipokritë se nuk ju përputhen fjalët me veprat.

Të fundit