Flash News

E-TJERA

“Ne ishim të dy kapitenë...”; COVID-19 i merr jetën bashkëshortit, Rita Petro i bën dedikimin e ndjerë: Po të përcjellim Lato, me jazz dhe wisky

“Ne ishim të dy kapitenë...”; COVID-19 i merr jetën
Poetja Rita Petro dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Latif Ajrullai

COVID-19 i merr jetën bashkëshortit të poetes Rita Petro, biznesmenit Latif Ajrullai.

Lajmin e konfirmon vetë Petro, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale bën dedikimin e ndjerë për njeriun e saj të zemrës.

Ne ishim të dy kapitenë, por me një ndryshim. Ti kurrë nuk e lëshove timonin nga dora...", shkruan ndër të tjera Petro, teksa i jep lamtumirën bashkëshortit me fjalët: "Po të përcjellim Lato me jazz dhe wisky...puron që ke lënë përgjysmë do ta pi deri në fund."

Dedikimi i plotë i Rita Petros:

PËR TY, LATO, QË NUK E LËSHOVE KURRË TIMONIN NGA DORA

Ne ishim të dy kapitenë, por me një ndryshim. Ti kurrë nuk e lëshove timonin nga dora... unë ndonjëherë po, kur më trembte ndonjë dallgë e madhe apo kur joshesha nga viset e reja, te panjohura. Kur kthehesha, ty të gjeja aty me duart në timon. Me ty isha vetvetja...e lirë, me ty isha e sigurt.

Nuk e di se a do jem aq e qëndrueshme

sa ty pa ty... por po i jap vetes kurajë... e si të mos i jap i dashur Lato, me gjithë këto vlerësime të vërteta e dhimbje të madhe për ty, nga i gjithë stafi i Albasit e Deaprintit, nga miqtë tanë të dashur realë e virtualë, nga kolegët tanë, njerëz të librit e të kulturës. I falënderoj të gjithë nga thellësia më e thellë e shpirtit e i uroj ta mbushin jetën me dashuri e muzikë edhe kur jeta t'ju bëhet e vështirë. Kjo ishte ajo që bëmë ne për 20 vite.

Po të përcjellim Lato me jazz dhe wisky...puron që ke lënë përgjysmë do ta pi deri në fund. Se ti ishe sa profesor serioz e biznesmen vizionar, aq edhe rock-ist e rrolling stone-s.

Foto nga unë, Rovinjë, Kroaci, 2017

“Ne ishim të dy kapitenë...”; COVID-19 i merr jetën

Të fundit