Flash News

E-TJERA

Po transportohej nga spitali në burgun e Malandrinos, shqiptari vetëvritet në furgonin e  policisë

Po transportohej nga spitali në burgun e Malandrinos, shqiptari

Një shqiptar i dënuar në Geqi ka vrarë vete. Lajmet që qarkullojnë në media raportojnë se ai është vetëvrarë brenda furgonit të policisë.

I burgosuri shqiptar po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos. Ky i fundit njihet ndryshe si "ferri" për shqiptarët, pasi shumë persona që kanë vuajtur dënimin aty janë keqtrajtuar dhe të tjerë janë vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, por është bërë me dije sot. 38-vjeçari ka varur  veten me lidhëset e këpucëve. Identiteti i viktimës nuk është bërë publik ende, por ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale.

Të fundit