Flash News

E-TJERA

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, bien në pranga 4 shtetas

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, bien në pranga 4

 

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar katër shtetas pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.

Si rezultat i operacionit ranë në pranga shtetasit D. B., 29 vjeç, A. R., 37 vjeç dhe J. Sh., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ndërsa, brenda një kohe të shkurtër u arrestua shtetasi me inicialet F. D., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi po transportonte 6 emigrantë të paligjshmë në një furgon me qira, të cilin po e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Të fundit