Flash News

E-TJERA

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohet i riu nga Kamza

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës,

Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi u kap, duke transportuar shtatë emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet tip “ Volkswagen” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, uniformat blu bënë të mundur arrestimin në flagrancë të B.D., 27 vjeç.

Ky i fundit banonte në Kamëz. 27-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të fundit