Flash News

E-TJERA

Po transportonte në thasë 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Krujë; droga me vlerë 60 mijë euro

Po transportonte në thasë 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari

Janë sekuestruar 60 kg kanabis sativa, të cilaqt po transportoheshin nga një 52-vjeccar të ndara në 6 thasë.

Policia ka vënë në pranga shtetasin A. M., i cili u arrestua në flagrancë duke lëvizur me automjet në fshatin Luz, Fushë Krujë. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 6 thasë me drogë.

Vlera e drogës arrinte në 60 mijë euro në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

"Vihet në pranga 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Cargo”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-A. M., 52 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.

Nga  hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular", njofton policia.

 

Të fundit