Flash News

E-TJERA

Po transportonte një të sëmurë. Shoferi kalon me semafor të kuq, aksidenton këmbësoren dhe dy makina

Po transportonte një të sëmurë. Shoferi kalon me semafor
foto ilustruese

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në kryqëzimin e ‘’21 Dhjetorit’’ këtë mesditë në Tiranë.

Një mjet që po transportonte një të sëmurë ka kaluar semaforin me të kuq.

Ai ka përplasur një këmbësore dhe dy mjete të tjera. E plagosura është dërguar me urgjencë në spital.

“Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet ne njoftim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit