Flash News

E-TJERA

Tentoi të transportonte në Itali katër persona nga Kosova, arrestohet 51 vjeçari

Tentoi të transportonte në Itali katër persona nga Kosova,
Foto ilustruese

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në portin e Durrësit, pasi u kap duke transportuar 4 shtetas kosovarë me dokumente të personave të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, S. N banonte në Belgjikë dhe mbi të rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit kosovar: A. H., 35 vjeç, B. D., 33 vjeçe, L. M., 26 vjeç dhe S. Zh., 40 vjeç.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumentet e përdorura nga këta persona dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.

Të fundit