Flash News

E-TJERA

Po udhëtonin me kanabis në çantën e shpinës, policia arreston dy persona në Korçë

Po udhëtonin me kanabis në çantën e shpinës, policia

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të dënuar më parë në fushën e krimeve kundër jetës, kundër rendit e sigurisë publike, si dhe falsifikimit të monedhave.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale  A. B., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë dhe A. Q., 36 vjeç, banues në fshatin Dvoran po në Korçë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në çantat e tyre të shpinës, u gjet një sasi prej 2 kg e 100 gr. lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë:

“Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lapidari”. Operacioni, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Vihen në pranga dy shtetas, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër rendit e sigurisë publike, si dhe falsifikimit të monedhave. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Lapidari”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. B., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).

A. Q., 36 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë (i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja” dhe “Falsifikimi i monedhave”).

Forçat e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se dy shtetas do të transportonin lëndë narkotike në zonën e Vithkuqit, kanë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të mësipërm në vendin e quajtur “Lapidari” tek Qafa e Martës. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantat e tyre të shpinës u gjet një sasi prej 2 kg e 100 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e çila u sekuestrua në çilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Të fundit