Flash News

E-TJERA

Pogradec/ Fugoni del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Pogradec/ Fugoni del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Një aksident është shënuar në qytetin e Pogradecit, ku një fugon mallrash, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe është për plasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një bar kafe.

Për pasojë ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit që u dërgua në spital për kontrolle mjekësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërriti policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i cili ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit siç është Bulevardi “Reshit Çollaku”.

Të fundit