Flash News

E-TJERA

Pogradec/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, dy të lënduar

Pogradec/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, dy të

Një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec.

Për pasojë, janë lënduar dy pasgajerë të furgonit, të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Policia po punon për të zbardhnur shkaqet e aksidentit.

“Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin “Kalivaç-Pogradec”, me pasojë dy të lënduar.

Policia bën me dije se një furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit