Flash News

E-TJERA

Autori dhe viktima kishin lidhje intime, arrestohet Ilirjan Selmani, vrau 52-vjeçaren dhe më pas i dogji banesën

Autori dhe viktima kishin lidhje intime, arrestohet Ilirjan Selmani, vrau

Policia ka arrestuar 31-vjeçarin Ilirjan Selmani, autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço, në Pogradec.

Autori e vrau me thikë 52-vjeçaren, me të cilën kishte lidhje intime, dhe më pas ndezi disa vatra zjarri në banesën e saj për të zhdukur gjurmët e krimit.

Autori dhe viktima ishin në lidhje prej 3 vitesh. Ditën e ngjarjes, 31-vjeçari ka qenë në banesën e Teços. Ai u arrestua pasi në koshin e mbeturinave u gjet një peshqir dhe disa letra me gjak.

“Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

 

Të fundit