Flash News


E-TJERA

Poker i paligjshëm në Fier, arrestohen administratori i lokalit dhe 5 lojtarë

Poker i paligjshëm në Fier, arrestohen administratori i lokalit dhe 5

Policia e Fierit ka arrestuar administratorin e një lokali dhe pesë persona të tjerë, të dyshuar për luajtjen e pokerit në kundërshtim me ligjin.

Në pranga ranë administratori i lokalit, Eduart Varfi, dhe pesë shtetasit e tjerë, Haxhi Kallashi, Mikelian Begaj, Avni Tahiri, Klodian Hoxhaj dhe Elsjan Xhaferi, të cilët u kapën në flagrancë në lokalin e Varfit, ku po luanin poker.

Policia ka sekuestruar shuma parash, çipsa dhe një tavolinë pokeri.

Operacioni, i quajtur "Poker", u realizua nga Komisariati i Policisë Fier dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier, si pjesë e një kontrolli për parandalimin e lojërave të paligjshme të fatit.

Shtetasit e arrestuar janë proceduar për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara".

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit