Flash News

E-TJERA

Polemikat për ‘Prefektin’, tërhiqet Teatri Kombëtar. Fshin nga Facebook rileximin artistik të veprës

Polemikat për ‘Prefektin’, tërhiqet Teatri Kombëtar.

Pasi ngjalli jo pak reagime dhe kritika mbi figurën e Qazim Mulletit jo vetëm nga familjarë të këtij të fundit, por edhe nga personazhe të ndryshëm në vend, ka bërë që Teatri Kombëtar të tërhiqet dhe të fshijë nga Facebook leximin artistik të veprës në 28 nëntor.

Edhe drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli mbrëmë në emisionin Open konfirmoi se pas debatit që ishte krijuar, ishte fshirë postimi për leximin e veprës dhe bashkë me të edhe komentet.

Mbesa e Qazim Mulletit pak ditë pas shfaqjes në prononcime për mediat e quajti veprën art të censuruar, ndërsa kërkoi një reagim të institucioneve të kulturës dhe Teatrit Kombëtar.

Edhe nipi i Qazim Mulletit, Njuton Mulleti i ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës tha se ai dhe familja e tij është ndjerë e surprizuar negativisht për rileximin artistik të veprës ‘Prefekti’.  

Sipas tij, me këtë vepër stigmatizohet komuniteti i Tiranës dhe vihen në lojë traditat, besimi fetar.

U ndjeva i surprizuar negativisht për rileximin artistik të veprës ‘Prefekti’, parë në këndvështrimin e sotëm si Teatri Kombëtar. Impakti i parë i shpalljes në FB para 28 nëntorit, krijoi shije të keqe te të gjithë anëtarë e familjes.

Ka shumë njerëz që duan të ndjekin komedinë që për disa mund të jetë fammirë, se i ka bërë të qeshin. A kanë të drejtë këta të tjetër në kurrizin e familjes të shijojnë këtë gjë.

Cdo gjë duhet parë në kontekstin e kohës. Vepra u vu në teatër 1948, pranë fundit të luftës së dytë botërore. Nuk do e konsideroj vepër artistike.

Është një vepër që i shërben stigmatizimit të masave të gjera të shoqërisë, shtresës së mesme. Stigmatizohet komuniteti i Tiranës dhe vihen në lojë traditat, besimi fetar. Është vepër që i shërben propagandës komuniste”, tha ai.

I përfshirë në këtë debat ishte edhe deputeti i PS,Erion Braçe. Ai publikoi në rrjetet sociale një dokument të firmosur nga Mulleti, i cili ka bashkëpunuar me fashistët e nazistët për ekzekutimet e antifashistëve.

Të fundit