Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Poliçan/ Mësuesi kanos gjimnazistin, pretendon se nxënësi e ofendoi në rrjetin social
Një mësues është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Beratit, pasi dyshohet se ka kanosur një nxënës të shkollës së mesme në qytetin e Poliçanit, pasi pretendonte se ky e kishte fyer në rrjetet sociale.
Policia vendore bën me dije se stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin Ervis Shpata, 35 vjeç, (mësues), për veprën penale "kanosja".
“Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, (Ervis Shpata) për arsye se ky i fundit dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Pas hetimeve paraprake, ku mësuesi ka mohuar akuzën e kanosjes dhe marrjes së dëshmive, materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Beratit.