Flash News

E-TJERA

Po patrullonte me motor, polici aksidenton 38 vjeçaren në Vlorë, lëndohet edhe kolegu i tij

Po patrullonte me motor, polici aksidenton 38 vjeçaren në
Foto ilustruese

Një grua dhe një punonjës policie u lënduan pasi u përfshinë në një aksident me motor në Bulevardin kryesor në Vlorë.

Sipas policisë, E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet ka aksidentuar këmbësoren J. M., 38 vjeçe.

Për pasojë, është dëmtuar edhe pasagjeri në motomjet K.M.,(punonjës policie).

Vlorë/ Informacion paraprak 

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të  aksidentit.

 

Të fundit