Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Polici i k*kainës” kthehet në detyrë, denoncuesi: Më falsifikuan firmën sikur u tërhoqa nga ankimi!

Në janar të vitit 2018, Fiks Fare transmetoi pazaret mes një oficeri të policisë dhe një qytetari për trafik dhe shitje kokaine.
Oficeri i premtonte denoncuesit 200 gramë kokainë. Lëndën narkotike donte t’ia jepte për një borxh mes tyre për ndërtimin e një karburanti në Berat. Pas transmetimit, oficeri u shpall në kërkim, madje u akuzua edhe për një rast tjetër. Por, çështja u copëtua.
Fillimisht e hetoi Krimet e Rënda, më pas Prokuroria e Kavajës dhe në fund Prokuroria e Beratit. Kjo e fundit kërkoi pushimin e çështjes. Çështja shkoi në Apelin e Vlorës, ku fillimisht u vendos rihetimi. Më vonë, denoncuesit iu falsifikua një kërkesë dhe çështja u mbyll në Apelin e Vlorës vetëm me procedurë.
Pas këtij vendimi, oficeri Julian Balliu është rikthyer nga arratia në Policinë e Shtetit, madje me të njëjta grada pavarësisht se çështja është në Gjykatën e Lartë.
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua sërish R.M., i cili tha se kjo çështje nuk është hetuar.
“Donin ta pushonin. Prokurori i Beratit Dritan Gripshi e dërgoi në gjykatë për pushim me arsyetimin se ‘s’ka qenë në orar të punës’. Ne e apeluam dhe janë bërë 2 gjyqe në Apelin e Vlorës. Në gjyqin e parë, Apeli e riktheu çështjen për rihetim dhe i lë detyra prokurorit. Prokuroria e Beratit s’e hetoi. Shkoi sërish me të njëjtën arsyetim në gjykatë për ta pushuar çështjen. E ankimuam sërish në gjykatë. U bë gjyqi i dytë në Apelin e Vlorës dhe në këtë kohë ka ndodhur diçka e çuditshme. Dhe kjo është arsyeja që i jam drejtuar emisionit Fiks Fare”, tregon denoncuesi.
Ai pohon se në janar të vitit 2022, avokati i tij Denis Xhelili ka paraqitur një kërkesë në Apelin e Vlorës.
“Bëri kërkesë gjoja unë tërhiqem nga ankimi. Fillimisht e bëri në emrin e tij. Gjykata s’ia ka pranuar dhe duhej firma ime. Pastaj 2 javë më vonë, ka qenë gjyqi prapë, aty është paraqitur një letër gjoja e firmosur nga unë. Në shkurt 2022 avokati Denis Xhelili dorëzoi letrën. Në letër shkruhej ‘unë tërhiqem nga çështja, s’e ndjek më çështjen’. Kishin falsifikuar firmën time. Në atë kohë unë ndodhesha jashtë shtetit. Ka shkuar kjo shkresa edhe një e-mail gjoja e kisha dërguar unë në emrin tim” tregon denoncuesi. Sipas tij, është edhe një audio nga Gjykata e Apelit të Vlorës dhe rezulton se avokati Xhelili ka qenë prezent. “Ai e mohon, por në vendimin e gjykatës ai ka qenë prezent. Në audio i përgjigjet pyetje të gjykatës që unë jam tërhequr. Firma duket se është e falsifikuar”, pohon ai.
Denoncuesi tregoi për gazetarët e Fiks Fare se ka kontaktuar me një avokat të ri, Bashkim Sulstarova. “2 ditë para gjyqit, avokati ka dorëzuar një prokurë në Apelin e Vlorës. Në datën 24 shkurt 2022 ka shkuar në seancë. Por seanca është bërë në dhomën e këshillimit.
Gjykata mori për bazë letrën që kishte dorëzuar avokati i parë që gjoja unë tërhiqem nga kjo çështje dhe u pushua me procedurë. Pa u bërë gjyqi, në dhomë këshillimi. Tani jemi në Gjykatën e Lartë dhe po presim të na vijë radhë të zhvillohet procesi” thotë ai.
Fiksi bisedon edhe me z. Bashkim Sulstarova, avokatin e denoncuesit.
“Në datën 15 shkurt 2022 më dërgon klienti një prokurë që këtë çështje ta përfaqësoja unë në Gjykatën e Apelit. Shkova në Apel dhe u informova. Më thanë se seanca është lënë në datën 24 shkurt ora 09.00. Shkoj në këtë datë dhe në sallë gjej gjyqtarin dhe i them këtu-këtu. I dorëzoj edhe prokurën. Më tha avokat po problemi qëndron këtu thotë se avokati para jush ka dorëzuar një kërkesë për heqje dorë, unë s’e pranova. E kërkova nga bëtë viktima. Më ka ardhur një kërkesë nga vendi ku ai rri që ai heq dorë. Gjithashtu më dërgon edhe një kërkesë në adresën time të e-mailit. Kështu që ndodhem në këto kushte. Më thotë se kam 3 kërkesa dhe jam i detyruar të futem në Dhomë Këshillimi dhe ta pushoj këtë çështje”, tregon avokati Sulstarova.
Ai thotë se një gjë e tillë s’ka mundësi, pasi nëse do të hiqte dorë s’kishte pse ta merrte atë si avokat.
“I kërkova gjykatësit ta shtynte edhe njëherë këtë seancë sa të sqarohej mirë kjo punë sepse nuk ka bërë kërkesë viktima për heqje dorë. Gjykata më tha se e ka lënë sot (24 shkurt 2022) dhe sot do të futeshin në dhomë këshillimi dhe do të merrnin vendim. Në këto kushte s’kisha çfarë të bëja dhe u largova. Gjykata mori vendim për pushimin e çështjes në bazë të kërkesës. Vendimi u mor vetëm me kërkesat, jo se u fut gjykata në themel”, pohon avokati.
Ai shton se ka kontaktuar edhe me avokatin e mëparshëm. “Ai e mohoi kategorikisht që s’kishte qenë në seancën e datës 1 (shkurt 2022), unë kam qenë jashtë shtetit. Nuk arrij të kuptoj këtë lëmsh. Por ka audio dhe gjyqtari shprehet se i pranishëm është edhe avokati Denis Xhelili që kërkon tërheqjen” pohon Sulstarova.
Fiks Fare ka siguruar audion e seancës së datës 1 shkurt 2022. Relatori i çështjes bën apelin dhe rezulton se avokati Denis Xhelili ka qenë prezent në atë sallë. Gjyqtari kërkon kartën ID, ndërkohë që trupi gjykues thotë se avokati ka dorëzuar një kërkesë nga viktima R.M për heqje dorë nga ankimi.
“Falsifikimi është bërë nga një person që ka shumë interesa për atë çështje. Se po ta kishte bërë viktima, s’kishte pse më emëronte mua dhe u mbyll kjo çështje dhe mbaroj. Kur vetë viktima është shumë i shqetësuar për ecurinë e këtij procesi gjyqësor me këto kërkesa që s’janë as të avokatit dhe as të klientit tim”, përfundon avokati Sulstarova.
Gazetarët e Fiks Fare bisedojnë edhe me avokatin Denis Xhelili.
“Ky zotëria me sa mbaj mend ka bërë kërkesa vetë, pastaj ka mohuar. Pastaj ka bërë revokime prokurash. Pastaj s’ka paguar detyrimet. Mashtrues me pak fjalë”, thotë ai.
Gazetarët e pyesin se kush është mashtrues, pasi redaksia e Fiks Fare e ka faktuar se ai denonconte një oficer që bënte pazare droge. Avokati përgjigjet se “pa dhënë gjykata vendim duhet të heshtim”. Pra, mbron interesat e vetë oficerit dhe jo të klientit të tij. Fiksi e pyet disa herë se kush e ka depozituar kërkesën e datës 2 shkurt 2022 në Gjykatën e Apelit të Vlorës.
“Mos bini në kurthin e tij”, përgjigjet, teksa gazetarët i bëjnë me dije se me këtë përgjigje “po mbroni klientin tuaj apo atë tjetrin?”.
Avokati pyetet disa herë për atë shkresë, por refuzon të përgjigjet duke pohuar se “denoncuesi më ka shantazhuar”. Fiksi i thotë që të bëj kallëzim penal. “Unë nuk mund të shprehem për gjëra që s’kam dijeni” ndërsa më pas mbyll edhe telefonin.
Fiksi e pyet denoncuesin se çfarë ka ndodhur me personin, OPGJ-në që akuzoi në janar të vitit 2018.
“Ai quhej Julian Balliu, me detyrë në atë kohë Shef Qarkullimi në Lushnjë. Me informacionet që kam unë ka marrë emërimin inspektor i policisë rrugore në Morinë. Është rikthyer sërish në Policinë e Shtetit”, përgjigjet ai, teksa thotë se është bërë një lojë shumë e pistë.
“Ka bashkëpunuar prokurori Deritan Gripshi dhe avokati im Denis Xhelili. Ndoshta edhe disa gjyqtarë”, thotë ai.
Në fund pohon se ende s’ka marrë borxhin nga ky oficer.
“Unë dua lekët e mia të më kthehen mbrapsht. Asnjë gjë, as toka, as karburanti. Unë dua drejtësi”, përfundon ai. Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38