Flash News

E-TJERA

Polici i rrugores bie nga lartësia e një pallati!

Polici i rrugores bie nga lartësia e një pallati!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, ku një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati.

Viktima është shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ka mbetur i palgosur dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar shkaqet e incidentit.

Policia është duke e trajtuar ngjarjen si një rast të rëndë, duke hetuar mundësitë e aksidentit apo ndonjë faktor tjetër që mund të ketë kontribuar në rënien e tij.

Të fundit