Flash News

E-TJERA

Policia 4 orë patrullim në aksin Tiranë-Elbasan: U pezulluan 10 patenta, 22 gjoba; sa shoferë u ndëshkuan në korrik

Policia 4 orë patrullim në aksin Tiranë-Elbasan: U pezulluan 10

Policia ka reaguar për shklejen e rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se ka ende “të pabindur” dhe “vrasës së sigurisë në rrugë”. Blutë shtojnë se kjo vërtetohet në statistikat e muajit korrik.

Policia vlerëson se ka ende shumë drejtues automjetesh që vijojnë të luajnë me sigurine e jetes së tyre dhe të tjerëve në rrugë.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë bilancin e shkeljeve gjatë muajit korrik:

-38 drejtues mjetesh të arrestuar ne flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

-33 drejtues mjetesh të arrestuar pa leje drejtimi.

-18 drejtues mjetesh të arrestuar në flagrancë për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

-13 drejtues mjetesh të proceduar penalisht për përdorim të simboleve të Policisë së Shtetit.

-572 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 172 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 276 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 124 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se nga monitorimi që ka kryer përreth 4 orë, dje në mbrëmje në aksin Tiranë-Elbasan, ka pezulluar 10 leje drejtimi dhe ka vendosur 22 gjoba për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Të fundit