Flash News

E-TJERA

Policia aksion “blic” gjatë natës në Peqin, disa të shoqëruar

Policia aksion “blic” gjatë natës në Peqin, disa

Gjatë orëve të vona të natës policia ka ushtruar kontrolle në qytetin e Peqinit.

Kontrollet janë ushtruar në makina dhe lokale me qëllim identifikimin e elementëve kriminalë apo zhvillimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundraligjshme.

Në ‘shënjestër’  kanë qenë edhe lokalet ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojërave të fatit apo dhe që frekuentohen sidomos nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e që mbajnë armë zjarri.

Raportohet se policia është hasur në rezistencë dhe kundërshti nga ana e personave të kontrolluar.

Disa persona ndërkaq janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit.

Të fundit