Flash News

E-TJERA

Policia aksion kundër lojërave të fatit në Korçë, dhjetëra të shoqëruar

Policia aksion kundër lojërave të fatit në

Policia e Korçës ka nisur një aksion të gjerë kundër lojërave të fatit në qytetin juglindor. Forcat “Shqiponja” dhe patrullat e komisariatit kanë realizuar kontrolle të imtësishme në lokale të ndryshme të qytetit, duke shoqëruar dhjetra persona në komisariat.

Aksioni, i cili ka nisur rreth një ore më parë dhe është ende në zhvillim, ka si qëllim kapjen e individëve të përfshirë në vendosjen e basteve sportive të paligjshme.

Deri tani, nuk ka informacion zyrtar nëse ka të arrestuar, por numri i të shoqëruarve është i lartë dhe ata po merren në pyetje nga oficerët e policisë. Akcioni pritet të vijojë për të goditur këtë aktivitet të paligjshëm.

Të fundit