Flash News

E-TJERA

Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 të rinj me kok*inë

Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 të

Policia ka arrestuar A. L., 25 vjeç, G. P., 30 vjeç, P. K., 18 vjeç dhe J. Z., 18 vjeç, pasi u kapën në flagrancë në një lokal në rrugën “Myslym Shyri” me një pako me lëndë narkotike kokainë.

Konkretisht, policia ka lokalizuar shtetasit A. L dhe G. P, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit P. K dhe J. Z, shtetas grek, shokë me dy të tjerët, nuk kanë kallëzuar për krimin.

Më tej, nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë.

Të fundit