Flash News

E-TJERA

Policia arreston 4 persona në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”

Policia arreston 4 persona në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”

Policia ka arrestuar 4 persona kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë prishur qetësinë publike gjatë kësaj ndeshjeje  boksi.

Policia bën me dije se u arrestuan shtetasit M. H., 20 vjeç, N. H., 39 vjeç, M. K., 20 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, ndërsa referoi materialet në Prokurori për një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit M. H., 20 vjeç, N. H., 39 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 17 vjeç. Këta shtetas, në rrugën “Dritan Hoxha”, në ambientet e brendshme të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje boksi, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë prishur qetësinë publike gjatë kësaj ndeshjeje”, njofton policia.

 

Të fundit