Flash News

E-TJERA

Policia belge arreston tre shqiptarë, kontrabandonin emigrantë drejt Britanisë së Madhe

Policia belge arreston tre shqiptarë, kontrabandonin emigrantë drejt

Policia belge ka vënë në pranga tre shqiptarë të dyshuar si kontrabandistë të njerëzve nga Evropa drejt Britanisë së Madhe.

Arrestimi erdhi pas një operacioni të përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Federale Belge, teksa goditi një grup që drejtonte një rrjet të paligjshëm të kontabandimit të njerëzve.

3 shqiptarë të moshave 34, 44 dhe 46 vjeç janë arrestuar nga Policia belge në bregdetin pranë Nieuëpoort në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës nën akuzën e transportimit të paligjshëm të emigrantëve, ndërsa nga ky operacion u bë i mundur ndalimi i 12 emigrantëve, që besohet se ishin shqiptarë, të cilët ishin bërë gati për të hipur në gomone,

Grupi dyshohet se është pjesë e një bande që kontrabandojnë njerëz drejt Britanisë së Madhe nga Evropa. 

Të fundit