Flash News

E-TJERA

Policia bllokon dy mjete lundruese në Vlorë, gjobitet një nga pronarët

Policia bllokon dy mjete lundruese në Vlorë, gjobitet një nga

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, kanë bllokuar një mjet lundrues skaf në pronësi të shtetasit G. G.

Ky shtetas nuk e kishte regjistruar mjetin lundrues sipas procedurave ligjore të paracaktuara në ligjin nr.127, të vitit 2020.

 Për këtë shkelje, shtetasit G. G. iu vendos masa administrative 20 000 lekë të rinj.

Gjithashtu, në zbatim të detyrave të parashikuara në planin e masave të përbashkët me Drejtorinë e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, “Për evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e rasteve të peshkimit të paligjshëm, në vijën bregdetare Vlorë – Himarë – Sarandë”, shërbimet e Policisë Kuiftare kanë bllokuar për verifikime të mëtejshme nga Inspektoriati i Peshkimit Vlorë, një mjet lundrues flluge që përdorej për peshkim, në pronësi të shtetasit E. M., pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.

Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.

Të fundit