Flash News

E-TJERA

Policia del jashtë, ushtria 'zapton' zyrat e News24

Policia del jashtë, ushtria 'zapton' zyrat e News24

Pasi kanë qëndruar më shumë se 16 orë brenda ambienteve të televizionit News24, policia ka dalë jashtë duke i lënë vendin ushtrisë.

Gjatë ditës nën drejtimin e Ardi Veliut, administratorit të shoqërisë KAYO, policia rrethoi ambienti e News24, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit te TV News24, Panorama TV, po ashtu dhe gazetarët e janë nxjerrë jashtë forcërisht.

Pas disa orësh uzurpim të ambienteve të mediave në Focus Media News dhe Panorama Group, Policia e Shtetit është tërhequr nga ambienti i brendshëm i godinave të mediave.

Godinat dhe ambientet e brendshme janë ‘pushtuar’ tashmë nga Policia e Ushtarake, ndërkohë që televizioni vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, teknikët, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit e mediave nuk lejohet të futen në godinë.

Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar organizatat e mbrojtjes së mediave, faktori politik dhe ekspertë të njohjes së ligjit, por situata mbetet totalisht e bllokuar.

Të fundit