Flash News

E-TJERA

Policia e Elbasanit bllokon “Lamborghini” me vlerë 200 mijë euro, dyshohet i blerë me të ardhura të jashtëligjshme

Policia e Elbasanit bllokon “Lamborghini” me vlerë 200

Policia e Elbasanit ka bllokuar një makinë luksoze pasi dyshohet se është blerë me të ardhura që kanë burim aktivitete të jashtëligjshme.

Bëhet fjalë për një makinë të llojit “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro, në pronësi të një 36-vjeçari nga një fshat pranë Elbasanit.

Bllokimi i makinës është bërë sipas parashikimeve të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Po ashtu, policia ka nisur hetimin pasuror për 36-vjeçarin për të vërtetuar ose hedhur poshtë akuzën e saj ndaj tij.  

 

Të fundit