Flash News

E-TJERA

Policia e Korçës shkatërron rrjetin e shpërndarjes së d*ogës: Arrestohen 5 persona, priten zhvillime të reja

Policia e Korçës shkatërron rrjetin e shpërndarjes së

Të paktën pesë persona janë arrestuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës, si pjesë e një operacioni anti-drogë të shtrirë në të gjithë qytetin. Të arrestuarit dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike në Korçë.

Operacioni është ende në vijim, ndërsa policia ka identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë, të cilët dyshohet se janë pjesë e të njëjtit grup kriminal.

Pritet që në orët e ardhshme policia të publikojë një komunikatë zyrtare për detaje të mëtejshme mbi operacionin dhe të arrestuarit.

 

Të fundit