Flash News

E-TJERA

Policia e Vlorës zbardh grupin e shpërndarjes së kanabisit, tre të arrestuar dhe një në kërkim

Policia e Vlorës zbardh grupin e shpërndarjes së kanabisit, tre

Vlorës zbardh grupin e shpërndarjes së kanabisit, tre të arrestuar dhe një në kërkimPolicia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Ndalesa”, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, tre të ndaluarit vepronin si grup kriminal, duke siguruar kanabisin, të cilin më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin për shitje në zonën e Vlorës.

Të arrestuarit janë:

E. Q., 22 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”;
B. K., 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”;
R. H., 43 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim një 28-vjeçar me inicialet D. M., banues në lagjen “Pavarësia 2”.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre dhe në banesat përkatëse, Policia ka sekuestruar:

Doza me lëndë narkotike kanabis;
Një peshore elektronike të dyshuar për peshimin e lëndës narkotike;
Tre aparate celulare që dyshohet se përdoren për aktivitetin kriminal.
Operacioni “Ndalesa” është rezultat i një hetimi 8-mujor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe informacion nga inteligjenca policore.

Policia ka bërë të ditur se vijon puna për kapjen e të kërkuarit dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal, duke identifikuar të gjithë personat e përfshirë. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit