Flash News

E-TJERA

“Policia erdhi 2 orë me vonesë”, flet Jashar Maja, i dhunuari nga fisi i Rrahman Rrajës

“Policia erdhi 2 orë me vonesë”, flet Jashar Maja, i

Jashar Maja, një nga dy të plagosurit e konfliktit të dhunshëm në Krujë, ka folur për mediat.

Maja ka dhënë detaje nga ngjarja, ku thotë se në lokal kishin shkuar për të takuar inxhinierin e minave që përdoren në gurore. Në ato momente, Maja thotë se kanë mbërritur në lokal vëllezërit e Rrahman Rrajës, Xhelal, Flamur dhe Petrit Rraja.

Ai thotë se kushëriri i tij, Bilbili, është dhunuar më shumë. Sipas Majës, Bilbili ka pësuar lëndime në kokë, shpinë këmbë dhe një dorë e ka të thyer. Maja shton se policia ka mbërritur në vendngjarje me dy orë vonesë.

Jashar Maja: Shkuam në lokal të takonim inxhinierin e minave t’i kërkonim t’i zbuste minat se po na shemben shtëpitë. Ai na tha minat nuk ju prekin. Në këto biseda vijnë Xhelal Rraja, Flamuri, Petriti dhe fisi i tyre me shkopinj e pistoleta. Na dhunuan. Kushëririn, Bilbilin e dhunuan më shumë. Ka kokën të çarë, dorën të thyer e dëmtime në shpinë dhe këmbë.

Me zor dolëm deri në rrugë. Njoftova policinë ajo erdhi dy orë me vonesë.

Me guroret kemi kohë që kemi probleme. Kemi bërë kallzime kemi bërë protesta askush nuk na dëgjoi. Atë që nuk na i beri tërmeti po na i bën gurorja.

Të fundit