Flash News

E-TJERA

"Policia është e inkriminuar", Lubonja: Nuk besoj se Ilir Proda u hoq për ngjarjen e Vilës

"Policia është e inkriminuar", Lubonja: Nuk besoj se Ilir

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të policisë së Shtetit, teksa e cilësoi skandaloze inkriminimin e policisë.
I ftuar në emisionin “Studio 24”, Lubonja tha se largimi i ish-drejtorit të policisë Ilir Proda nuk ndodhi për shkak të ngjarjes me Vilën gjatë protestës së opozitës, por për shkak të lidhjes së tij me Ergys Agasin.

Fatos Lubonja: Duket sikur Rama është një i pafajshëm sikur e kontrollojnë krimi dhe këta. Më duket sikur nuk është këtu. Pyetja që mund të ngrihet, pse u hoq Proda? Nuk besoj se u hoq për ngjarjen e vilës. U hoq se del i lidhur me Agasin.

Unë mendoj se këtu nuk është çështja është përfolur apo jo. Policia është e inkriminuar në mënyrë skandaloze. E palogjikshme të mendosh se befas që Rama dhe të tijët, tani paskan vendosur të bëjnë demokraci. E zgjodhën mes gjithë policëve? Ka  qenë një komision. Ka burrë nëne që të besojë se ky komisioni vendos mbi disa kritere morale?!


Këtu është i gjithë sistemi problem. Pushteti është në krizë gjithnjë e më shumë.

Të fundit