Flash News

E-TJERA

Policia gjen 10 sera me kanabis në Thumanë, në pranga dy persona

Policia gjen 10 sera me kanabis në Thumanë, në pranga dy persona

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin "Thumana", për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, i cili çoi në arrestimin e dy personave, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

“Në kuadër të këtij operacioni bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë (djali i shtetasit Q. F.)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së Q. F., ka konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese me fara kanabis, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.  Policia asgjësoi me anë të djegies fidanët dhe sekuestroi një armë gjahu.

Të fundit