Flash News

E-TJERA

Policia gjen arsenal armësh në garazhin e një banese në Tiranë, pamjet

Policia gjen arsenal armësh në garazhin e një banese në

Policia ka gjetur një arsenal armësh në garazhin e një banese të marrë me qera në Tiranë. Në pranga ka rënë 27-vjeçari me iniciale E. P.

Uniformat blu gjetën 2 snajpera, 4 kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave dhe 5 paruke.

Ndërsa në banesën e të riut u sekuestruan 3 aparate celulare, 2 laptopë dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Policia po punon për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Të fundit