Flash News

E-TJERA

Policia gjen një “shtëpi bari” rreth 400 m² në Krujë, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE-së

Policia gjen një “shtëpi bari” rreth 400 m² në

Policia ka gjetur një një magazinë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.

“Shtëpia e barit” është gjetur në Krujë, ndërsa në pranga ranë dy persona Gj. G., 23 vjeç dhe G. P., 18 vjeç, banues në Krujë, të cilët u kapën në ambientet e magazines.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë dhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Policia bën me dije se u shpall në kërkim pronari i banesës dhe dy të tjerë.

Magazina ishte me sipërfaqe rreth 400 metra katror dhe në të u gjetën  kanë 700 bimë kananisi të kultivuara në vazo. Policia po vijon punën për të kapur të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Të fundit