Flash News

E-TJERA

Policia gjermane dhuron 22 automjete për homologët shqiptarë të kufirit, Lleshaj: Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera

Policia gjermane dhuron 22 automjete për homologët shqiptarë

Policia Federale Germane i ka dhuruar homologëve shqiptarë të kufirit 22 makina të reja, pajisje teknologjike dhe radio ndërlidhëse.

Në ceremoninë e dhurimit të mjeteve ka qenë i pranishëm ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf,  drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu  dhe ministri Lleshaj i cili i konsideroi marrëdhëniet midis dy vendve si të shkëlqyera.

“Ky kontribut tregon se marrëdhëniet tona janë në nivel të shkëlqyer. Janë rreth 90 automjete që janë dhuruar për PSH, kryesisht për atë Kufitare dhe forcat operacionale. Kjo tregon se Gjermania i ka identifikuar qartë nevojat tona dhe ndihma nuk ka munguar. Mjetet që pranohen sot i dedikohen Policisë Kufitare, e cila po njeh fuqizim të mëtejshëm”, u shpreh ministri.

Të fundit