Flash News

E-TJERA

Policia i përgjigjet SPAK: Nuk e gjejmë dot Adriatik Llallën, nisin procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar

Policia i përgjigjet SPAK: Nuk e gjejmë dot Adriatik Llallën,

Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) lidhur me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili disa javë më parë u dënua me vendim gjykate me dy vite burg.

Përmes një shkresë zyrtare, policia informon SPAK se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur në Shqipëri.

Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.

Madje, nga verifikimet rezulton se Llalla është larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës.

Akuzat kundër ish-kryeprokurorit ishin “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal, por mbeti vetëm ajo për mosdeklarim.

Ky është rasti i parë që një Prokuror i Përgjithshëm në Shqipëri dënohet me 2 vite burg për një akuzë të tillë.

 

Të fundit