Flash News

E-TJERA

Policia ishte në dijeni për lëvizjet me skaf të Arjan Tases, s'mori asnjë masë

Policia ishte në dijeni për lëvizjet me skaf të Arjan Tases,

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Ngjarja mund edhe të ishte shmangur, nëse policia kufitare e Vlorës do të kishte marrë masa pas ankesave dhe denoncimeve nga qytetarët.

Disa ditë përpara ngjarjes, sipas News 24,  ka pasur sinjalizime për policinë kufitare të Vlorës , jo vetëm për skafin që drejtonte ish-efektivi Arjan Tase, por edhe për mjete të tjera lundruese përgjatë asaj vije bregdetare.

Pra, Policia Kufitare nuk ka marrë masa edhe pse ka pasur informacion edhe për skafin e Arjan Tases dhe e dinte që përdorej nga një efektiv.

 

Të fundit