Flash News

E-TJERA

Policia italiane godet bandat e drogës, në pranga dhe shqiptarë

Policia italiane godet bandat e drogës, në pranga dhe shqiptarë

Policia italiane ka goditur 2 grupe kriminale të shpërndarjes së drogës ku janë të përfshirë edhe shqiptarë.

Mediat italiane bëjnë me dije se  nga aksioni është kapur drogë, e cila mbërriti nga Shqipëria në portin e Barit dhe që kishte si destinacion sheshet e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe bashkitë e dy provincave kalabreze.

Policia ka arrestur13 persona, , disa të kombësisë shqiptare dhe të tjerë të komunitetit rom të Catanzaros.

Të dyshuarit akuzohen për trafikimin e drogave të paligjshme, zhvatje dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Gjatë operacionit, karabinierët sekuestruan edhe mbi 45 kg drogë mes heroinës dhe marihuanës, 18 mijë euro cash dhe 70 kg lëndë të tjera të përdorura për reduktimin e drogës.

Droga, e ardhur nga Shqipëria, futej në Itali nëpërmjet portit të Barit dhe më pas shpërndahej në sheshet e farmacisë në Crotone, Catanzaro.

 

Të fundit