Flash News

E-TJERA

Policia jep detaje mbi ngjarjen në Fier: Autori u largua me “Range Rover”

Policia jep detaje mbi ngjarjen në Fier: Autori u largua me “Range

Policia ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Fier, ku Shkëlzen Kastrati ka mbetur i vrarë me armë zjarri në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”.

Sipas policisë autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u më pas u gjet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Të fundit