Flash News

E-TJERA

Policia jep detaje nga aksidenti në Fushë Krujë-Thumanë: Të plagosur drejtuesi dhe dy pasagjerë

Policia jep detaje nga aksidenti në Fushë Krujë-Thumanë:

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti në Fushë Krujë-Thumanë, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë, janë plagosur tre persna, shoferi dhe dy pasagjerët e njërit automjet. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 27.01.2025, rreth orës 07:20, në fshatin Derven, Fushë-Krujë, automjeti me drejtuese shtetasen M. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P, dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me automjetin e shtetasit N.P, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit