Flash News

E-TJERA

Policia jep detaje nga atentati në Shijak: U qëllua nga një “Golf”, kamioçina doli nga rruga

Policia jep detaje nga atentati në Shijak: U qëllua nga një

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur pak më herët në rrugët dytësore në Shijak.

Sipas policisë, Orlando Paplekaj djali i një efektivi policie, është qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip “Golf” në ecje, teksa ishte duke lëvizur më një kamioçinë. Për pasojë, Paplekaj ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, por pa pësuar lëndime.

"Durrës/ Informacion paraprak

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve", njofton policia.

Të fundit