Flash News

E-TJERA

Policia jep detaje nga ngjarja në Paskuqan: Dy të vrara, e plagosur ish-bashkëshortja e autorit

Policia jep detaje nga ngjarja në Paskuqan: Dy të vrara, e plagosur

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak më parë në zonën e Paskuqanit, ku 35-vjecari Ramazan Hutra ka qëlluar me breshëri kallashnikov familjes e ish-gruas.

Sipas policisë, autori ka vrarë ish-bashkëshorten e tij dhe motrën e saj, ndërsa është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Të plagosura janë edhe dy gra të tjera.

Policia njofton se nuk dihen shkaqet që cuan në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa janë ngritur postblloqe në kryeqytet për kapjen e autorit.

"Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023", njofton policia.

Të fundit