Flash News

E-TJERA

Gruaja u gjet e pajetë, policia e Tiranës jep detaje: Është rrëzuar disa ditë më parë

Gruaja u gjet e pajetë, policia e Tiranës jep detaje: Është

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje mbi ngjarjen ku një grua e moshuar u gjet e pajetë në banesë. 

Sipas policisë, R. A., 73 vjeçe, e cila nga verifikimet paraprake rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme, është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune. 

"Më datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në rrugën “Sulejman Pitarka”, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja R. A., 73 vjeçe, e cila nga verifikimet paraprake rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.

Nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se shtetasja R. A., është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga IML", njofton policia.

Të fundit