Flash News

E-TJERA

Policia jep detajet për kokainën në Portin e Durrësit: Sekuestruam 14 pako, vinte nga Ekuadori, dy të shoqëruar

Policia jep detajet për kokainën në Portin e Durrësit:

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim paraprak lidhur me sasinë e kokainës së sekuestruar mesditën e sotme në portin e Durrësit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kokaina është gjetur kontrollit të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri. Mësohet se kontenieri me banane erdhi nga Ekuadori dy ditë më parë.

Deri tani në kontenier janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushra me kokainë, sasia e të cilave ende nuk dihet, ndërsa blutë e Durrësit njoftojnë se kontrolli vijon.

Policia njofton se ka shoqëruar dy persona për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Bëhet fjalë për porositësin dhe drejtuesin e kamionit që do merrte kontejnerin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Të fundit