Flash News

E-TJERA

Policia jep detaje për serat e kanabisit në Berat: Punëtoret flinin në sera, paguheshin 50 mijë lekë në ditë

Policia jep detaje për serat e kanabisit në Berat: Punëtoret

Policia e Shtetit ka detaje nga operacioni anti-kanabis që u zhvillua në Berat, ku u zbuluan sera ku kultivohej dhe përpunohej drogë. Dyshohet se serat ishin ngritur prej rreth tre muajsh.

Punëtoret ishin kryesisht gra dhe jo vetëm të zonës. Një numër i konsiderueshëm i tyre ishin ishin nga Kamza dhe Tirana, por edhe qytete të tjera.

Mësohët se punëtoret zakonisht flinin aty dhe nuk shkonin në banesë. I gjithë aktiviteti i ditës kryhej në serë. Punëtoret paguheshin rreth 50 mijë lekë të vjetra në ditë.

Punëtoret gra që u shoqëruan një ditë më parë, rreth 100 të tilla, u lanë të lira. Pronari i një nga 3 serave është arrestuar nga policia, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, u sekuestruan 700 arka me kanabis, 8 thasë me hashash dhe sasi të tjera.

 

Të fundit