Flash News

E-TJERA

Policia jep detaje të tjera, çfarë u gjet në makinën e autorëve pas atentatit në Rinas

Policia jep detaje të tjera, çfarë u gjet në makinën
Makina ku u vra Dani

Policia ka zbardhur detaje të tjera lidhur me atentatin e ndodhur sot pranë Rinasit ku mbeti i vrarë Gilamndo Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos Muçi Shaljani, shoferi dhe njëkohësisht agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Policia tha se në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Njoftimi: 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit