Flash News

E-TJERA

Policia jep detajet e aksionit në Tiranë/ 5 të arrestuar e një në kërkim, kush është "i forti" që i shpëtoi Policisë

Policia jep detajet e aksionit në Tiranë/ 5 të arrestuar e

Policia ka dhënë detajet lidhur me operacionin e djeshëm në lagjen "Xhamlliku" në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit "Xhamlliku" janë vënë në pranga shtetasit: Gentjan Kore, 47 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç dhe Erjon Prengaj, 32 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

"Shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Kujtim Laro”, në biznesin e shtetasit G. K., ku dyshohet se kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të katërt këta shtetas, sapo kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me vrap, por janë neutralizuar dhe prangosur nga Policia. Gjatë largimit, ata kanë fshehur lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale." thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, është shpallur në kërkim shtetasi E(E). P(S)., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarje dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në pranga është vënë dhe shtetasi Gazmir Cani, 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për të ndaluar për verifikim e tij dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Ky është personi, i cili nuk iu bind urdhërit të Policisë, për të hapur derën e makinën (video e publikuar dje), por në atë moment i dha gaz duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve. Ai u kap pas ndjekjes nga uniformat blu dhe akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”

Në kuadër të këtij operacioni, Policia ka sekuestruar 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celular.

Policia njofton se vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve Gentjan Kore, Taulant Çoku, Altin Gega dhe Erjon Prengaj, dhe për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit Gazmir Cani.

Policia jep detajet e aksionit në Tiranë/ 5 të arrestuar e

Të fundit