Flash News

E-TJERA

Policia kontroll blic në lagjen ku u vra Everest Çaka në Elbasan, shoqërohet një i dyshuar

Policia kontroll blic në lagjen ku u vra Everest Çaka në

Forca të shumta të policisë kanë kryer një kontroll blic në lagjen "Skënderbej", ku u ekzekutua pak ditë më parë 41-vjeçari Everest Çaka.

Nga kontrolli, policia ka shoqëruar një të dyshuar që mendohet se ka dijeni mbi vrasjen e 11 majit.

Në këtë ngjarje, u plagos edhe gruaja e Çakës, ndërsa tani nuk ka asnjë autor të arrestuar për këtë vrasje.

Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës.

 

Të fundit