Flash News

E-TJERA

Policia kontrolle për vjedhjen e energjisë/ Arrestohen 58 persona, nën hetim dhe 4 punonjës të OSHEE-së

Policia kontrolle për vjedhjen e energjisë/ Arrestohen 58 persona,

Policia ka evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga data 14 tetor deri më sot.

Drejtori i Rendit Publik Ylli Vasili tha në një deklaratë se janë arrestuar në flagrancë 58 persona, 34 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe janë proceduar penalisht 130, katër mes të cilëve punonjës të OSHEE-së.

Këta të fundit akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë raportuar për ndërhyrjet në aparatet matëse të energjisë elektrike. Arrestimet janë bërë në disa qarqe si Tiranë, Vlorë, Shkodër, Berat, Lezhë, Durrës, Dibër dhe Gjirokastër.

 

Të fundit