Flash News

E-TJERA

Policia mësyn në Lezhë/ Sekuestrohet kanabis në një automjet, disa të arrestuar

Policia mësyn në Lezhë/ Sekuestrohet kanabis në një
Foto Ilustruese

Policia ka zhvilluar një aksion antidrogë në qytetin e Lezhës, ku mësohet të jenë arrestuar edhe disa persona.

Sipas Balkan Web, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi në brendësi të një automjeti dhe ka ndaluar personat që ndodheshin në të.

Sipas informacioneve paraprake, policia e Lezhës ka pasur të dhëna për posedimin e lëndës narkotike dhe kishin ngritur postbllok në superstradën drejt Laçit, në dalje të Lezhës. Të ndaluarit do të merren në pyetje, ndërsa lënda e sekuestruar do të dërgohet për analizë.

 

Të fundit